Pandemia bëri Jeff Bezosin njeriun më të pasur në botë, por tashmë ai po thyen rekorde personale.
Të mërkurën pasuria e tij shkoi në 202 miliardë dollarë ndërkohë që vetëm para pandemisë ajo ishte nën 100.
Gjithë suksesi qëndron tek komapania e tij Amazon, së cilës pandemia i bëri ‘nder’ pasi i rriti shitjet online me 25% në tre muajt e fundit, dhe ato vjetore me 86%.
Bezos themeloi Amazon në 1994 por ndërkohë në 2017 ai u bë më i pasuri në botë. Të ardhurat e tij ranë kur ai u divorcua me gruan dhe i dha një pjesë të pasurisë, por tashmë ai është ringritur dhe po thyen rekorde botërore historike të pasurisë.
(BalkanWeb)