TIRANE

Reperi i njohur Stresi gjithmonë është etiketuar si “bad boy”, (djalë i keq) megjithëse shpesh shohim shumë anë të mira e të buta të tij.
Së fundmi reperi i hitit “Loco” ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një foto që i ka habitur të gjithë.

Ai ka treguar se prej kohësh jeton vetëm dhe me sa duket ka mësuar si të kujdeset për veten e tij. Reperi ka publikuar disa pamje ku shfaqet duke gatuar dhe më pas duke hekurosur.

“Jo po thuaj që nuk jam për shpi. Tamam tipik shqiptar. Gatuaj vet, hekuros vet”, shkruan Stresi përkrah videos.

Pavarësisht se nëpër këngë ai e shfaq veten si ‘bad boy’, Stresi di të jetë edhe një djalë mjaft punëtor në shtëpi.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: