Universiteti Europian i Tiranës është universiteti i parë privat në Shqipëri që ka themeluar Departamentin e Arteve të Aplikuara, i cili ofron tre programe studimi dhe një larmishëmri profilesh në të dyja ciklet e studimit, Bachelor dhe Master, si dhe një diplomë profesionale dyvjeçare. Kontributi prej pioneri në këtë fushë i UET-së, qëndron edhe në faktin se ofron mbështetje financiare me bursa dhe gjysmë bursa për më të talentuarit që spikaten nëpërmejt kompeticioneve dhe më pas bëhen pjesë e këtij universiteti.

Nuk besoj se dikujt i ka shpëtuar pa parë reklama e Universitetit Europian të Tiranës, ku një studente zbulon me një klik ofertat akademike dhe transmeton një tjetër dimension sfidues të këtij universiteti, pasi siç thuhet shpesh, të vetmet kufij që pengojnë zhvillimin, janë kufijtë mendorë. Pikërisht ajo studente është Sabina Maklekaj, të cilën do të përpiqemi ta njohim në një aspekt tjetër dhe jo të një vajze modelingu. Sigurisht që ky është një pasion i saj, por surpriza e vërtetë është fakti se Sabina është një balerinë dhe studion në vit të parë në programin Arte Skenike, profili Balet, pjesë e Departamentit të Arteve të aplikuara në UET.

Një vajzë e bukur, shumë e talentuar, aktive dhe me projekte të mëdha që e presin në zhvillimin e saj profesional. Baleti lindi brenda saj si një hobi, ashtu si mijëra pasione dhe ndjesi që krijojnë fëmijët, por që me kalimin e kohës disa ecin në atë rrugë e të tjerë krijojnë hapësira të reja për veten.

Sabina është nga ata njerëz që pati fatin të ndjekë rrugën e talentit. Në klasë të katërt, ajo vazhdoi Shkollën e Baletit, ku aty dita-ditës u rrit dëshira dhe pasioni për kërcimin, e njëkohësisht ra në sy aftësia e saj në këtë drejtim. E pikërisht, zelli, përkushtimi e profesionalizmi që ajo shfaqi, e bënë pjesë të trupës së Teatrit të Operas dhe Baletit. Kështu, që nëse jeni dashamirës të baletit, ndoshta edhe mund ta keni parë në ndonjë shfaqje dhe ta keni duartrokitur. Gjithsesi, po ju rikujtojmë një rast, pasi siç tregon edhe vetë ka marrë pjesë në shumë shfaqje e organizime të shkollës, por edhe konkurse jashtë saj, si dhe në ngjarje ndërkombëtare, siç ishte pjesëmarrja në Akademia Nazionale di Danza në Romë.

Sanbina ka qenë pjesë e emisionit “Virtuozët”, zhvilluar para dy vjetësh në një televizion kombëtar, ku të rinj të talentuar në fusha të ndyshme të artit morën vlerësime nga një juri profesionale. Ajo u paraqit në balet klasik, me një variatet të Pakitës (Paquita), ku ra në sy statura, eleganca dhe përgatitja që ajo ka.

Çfarë e solli në UET? Teksa shumë maturantë ndoshta kanë vite që e mendojnë arsimin e lartë dhe në momentin final e kanë të vështirë të bëjnë një zgjedhje, Sabina tregon arsyen pse mendoi që UET ishte universiteti i duhur për të.

Më bëri përshtypje larmishmëria e degëve, veçanërisht atyre të arteve, pasi ishin dhe risi në këtë universitet. Kam marrë pjesë edhe në UET Talent, ku m’u dha bursa për të vazhduar studimet për art skenik balet. Ishte një eksperiencë shumë e bukur ku dhe u habita nga pjesmarrja e kaq shumë talenteve, në të gjitha fushat e artit”, tregon ajo.

Po ashtu, Sabina ishte një nga pjesëmarrëset e UET Arts Festival, që u zhvilla më 17 shtator në ambientet e UET. Nën drejtimin e pedagoges së Baletit në UET, Adela Muçollari, ajo u paraqit me dy kërcime, një tango dhe një kërcim neoklasik, të cilat në fakt shënjuan hapjen dhe mbylljen e këtij aktiviteti.

 UET Arts Festival, në 2-vjetorin e krijimit të tij

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, Departamenti i Arteve të Aplikuara organizoi një nga evenimentet më të rëndësishme artistike e kulturore të këtij universiteti, siç ishte UET Arts Festival, i cili njëkohësisht hapi siparin e aktiviteteve artistike për vitin akademik 2020- 2021. Në ambientet e kampusit, nën respektimin e protokollit anti-covid, nën praninë e pedagogëve e figurave të njohura të artit, si dhe studentëve të UET-së, erdhën interpretime të përzgjedhura të repertorëve të autorëve shqiptarë dhe të huaj, kryesisht në kanto, aktrim, balet, instrument etj.

Profesionalizmi i studentëve, larmishmëria e fushave dhe e veprave të përzgjedhura sollën një mbrëmje të veçantë, argëtuese dhe mjaft të nevojshme për kohën, për të përcjellë forcën dhe energjinë rinore, që mbetet e pashtershme dhe jetike për vazhdimësinë. Evenimenti u zhvillua nën përkujdesjen e Shefit të Departamentit të Arteve të Aplikuara, Ermir Nika, si dhe drejtuesit artistik të evenimentit, pedagogut Kristi Bello.

Ky festival vjen për të dytin vit radhazi me shumë risi dhe konsolidim në performancë e organizim, me synimin e ngulitjes së një tradite dhe lënies së një trashëgime për këtë departament dhe vetë UET-në. UET Arts Fetival 2019, u zhvillua në fomën  e një kompeticioni, ku pas performimit në artet pamore, muzikore e skenike, u akorduan 15 bursa për më të talentuarit. Ndërsa këtë vit u zhvillua për herë të parë UET Talent, një konkurs talenti në shtatë fusha: kanto, instrument, aktrim, kërcim, pikturë, skulpturë, aport, akrobaci. Në fund të tij, më të talentuarit përfituan të drejtën e studimit në UET nëpërmjet bursës së talentit, gjysëm bursës, apo ofrimit të një kontrate regjistrimi me tarifë më të ulët. Prandaj, UET Arts Festival 2020, ‘i zhveshur’ nga sensi garues, solli interpretime të fuqishme, me ndërthurjen e epokave, stileve dhe profileve artistike.

Sipas përgjegjësit të Departamentit të Arteve të Aplikuara, Ermir Nika festivali ishte pasqyrim i asaj çka ky departament po ofron nga viti nga viti.

“Në edicionin e dytë të UET Arts Festival mund të themi me bindje të thellë, se Departamenti i Arteve të Aplikuara vjen më i konsoliduar në të gjitha aspektet e funksionimit të tij, duke i dhënë përparësi se pari formimit akademik të studentëve në secilin nga programet e arteve në të cilët ata kanë zgjedhur të studiojnë, por edhe të zgjerojnë dhe pasurojnë repertorin e tyre me pjesë nga vepra të njohura të repertorit klasik dhe bashkëkohor të autorëve shqiptarë dhe atyre të huaj, si edhe me krijimet origjinale të studentëve në fushën e arteve pamore. Këtë vit, pikërisht kjo gjë u vu re, pasi ne këtë festival u ndërthuren disa epoka, stile dhe profile artistesh, duke përçuar tek publiku pjesëmarrës, vlera dhe risi autentike të një gjenerate, e cila hap pas hapi po i drejtohet skenave te mëdha dhe audiencës së gjerë”, u shpreh Nika.

Departamenti i Arteve të Aplikuara hyn në vitin e 3-të të themelimit të tij duke u bërë më i kërkuar dhe i zgjedhur nga studentët, duke forcuar më tej profilet ekzistuese dhe duke i pasuruar me elementë të rinj. Sipas pedagogut Ermir Nika, trendin më të lartë e kanë artet pamore, duke vijuar me ato skenike e muzikore, e gjitha falë cilësisë dhe profesionalizimit që ofrohet në mësimdhënie nga personalitete të njohura tashmë edhe ndërkombëtarisht, në fushat e tyre përkatëse.

Të dhënat statistikore që janë regjistruar pranë strukturave të specializuara të UET, janë tregues i drejtpërdrejt se këto programe po pasurohen e forcohen në vijimësi nga afrimi i studentëve te rinj. Nga sa kemi konstatuar, trendin më të lartë e kanë artet pamore, duke vijuar me artet skenike dhe ato muzikore. Këtu një rol parësor ka luajtur standarti bashkëkohor i mësimdhënies në Universitetin Evropian të Tiranës, por edhe niveli i lartë i përgatitjes se trupës pedagogjike të Departamentit të Arteve të Aplikuara, të cilët nuk janë thjesht pedagogë me një karrierë dhe përvojë te gjatë në fushën e pedagogjisë dhe jetës artistike brenda dhe jashtë vendit, por edhe personalitete të shquara në zhanret dhe gjinitë përkatëse”, theksoi Nika.

Tradita e arteve në UET

Artet në UET zënë fill herët që me programin e studimit në Komunikim Dizajn në Departamentin e Komunikimit dhe të Marrëdhënieve Publike. Reformimi dhe ristrukturimi që ndodhi brenda këtij universiteti në vitin 2018, solli jo vetëm krijimin e dy fakulteve të reja, atij të Inxhinierisë, Informatikës e Arkitekturës dhe të Shkencave Mjekësore Teknike, por edhe një riorganizim brenda Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale. Ky fakultet, nëpërmjet Departamentit të Arteve të Aplikuara ofron në të dyja ciklet e studimit, Bachelor dhe Master 3 programe studimi, Arte Pamore, Arte Skenike dhe Arte Muzikore me një larmishmëri profilesh secili: aktrim, regji, koreografi, skenografi, trashëgimi kulturore, pikturë, grafikë-dizajn, multimedia, piano, kanto, harqe, kitarë, kompozicion etj. Për të gjithë ata që duan një profilizim dhe një dalje sa më shpejtë në tregun e punës, ky departament ofron edhe  një diplomë profesionale në Dizajn i Aplikuar dhe Modë.

Ky departament  krijon mundësinë e eksplorimit të territoreve të reja të artit nga studentët e UET si dhe shtimin e ndërveprimeve me komunitetin e artistëve dhe të krijuesve në vend dhe përtej. E nga ana tjetër, departamenti që tashmë po hyn në trevjeçarin e vet, është ai që në një farë mënyre zbut disi frymën akademike të universitetit, duke e kthyer në një oaz të artit, ngjyrave, interaktivitetit dhe energjisë që vetëm artistët dinë ta përcjellin me format e tyre shprehëse. Iniciativa e fuqishme, e nisur dhe e vazhduar nën kujdesin e mjeshtrave të fushës së artit, po përmbush një vakum të krijuar ndër vite për studentët e arteve, jo vetëm duke i përgatitur në aspektin akademik, por edhe duke i përfshirë në projekte specifike në koherencë të plotë me kërkesat dhe fizionominë që shpalos sot tregu i punës në Shqipëri.

Përtej asaj që solli UET si instiucion, duke u bërë shumëvlerësh, më i plotë dhe kompakt, duke i përmbledhur të gjitha fushat e studimit në një kampus, nën një emër, duke ruajtur dhe përmirsuar vazhdimisht standartet dhe cilësinë, në përshtatje me frymën dhe ndryshimet e kohës, vlen të theksohet një element që e diferencon këtë institucion, dhe ajo është ndërthurja e teorisë me praktikën, një dimension që e gjen shumë pak ose aspak në institucionet e tjera, publike apo private. Në këtë sens, Departamenti i Arteve të Aplikuara, për vetë natyrën që kanë fushat e studimit, i ka shumë të shpeshta organizimiet, aktivitet e evenimentet ku studentët vënë në provë veten dhe njohuritë e përfituaara e njëkohësisht shpërfaqin talentin dhe botën e tyre artisitke.

Në këtë kuadër, organizimet janë aq të shpeshta, saqë rrallë mund të rastisë që në hollin e këtij universiteti të mos shohësh një ekspozitë, një shfaqje muzikore apo ndonjë projekt tjetër artisitk. Përveç Uet Arts Festival dhe Uet Talent, vlen të theksohet rëndësia dhe roli që luajnë Klubet e Artit, si “UET Theater Trup”, “UET Band” apo “UET Art Colony”, të cilët funksionojnë gjatë gjithë vitit akademik, shpesh edhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin e duke sjellë oraganizime të ndryshme, performanca të studentëve në artet pamore, muzikore e skenike, apo duke u bërë pjesë e evenimenteve brenda dhe jashtë vendit.

Viti kalenderik 2019 edhe pse një vit i vështirë fillimisht për shkak të tërmetit, e më pas pandemisë, duke vështirsuar disi hapësirën e veprimit të studentëve, por jo duke e ndaluar. Për këtë arsye, aktivitet nuk kanë munguar, sepse mbi të gjitha në kohë krize dhe vështirësish, kush më mirë se arti, mund të japë mesazhe shprese dhe guximi. Gjuha e tij mund të mos jetë universale, por ndjeshmëria që ai krijon është e tillë.

Disa nga aktivitetet e realizuara gjatë vitit akademik 2019-2020 nga Klubet e Arteve

-DrumsNRums me të ftuar grupin “All In Band”

-Krishtlindje në UET

-Masterclass me Eneda Tarifën

-Muzikë dhe Pikturë (në bashkëpunim me Klubin e Arkitekturës dhe Arteve Pamore)

-Aktivitet kulturor me rastin e 7 Marsit, në bashkëpunim me qeverinë studentore

-80 vjetori i Pëllumb Kullës, në bashkëpunim me Departamentin e Arteve./Gazeta Liberale

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: