PARIS – Kamerat e metrosë në Paris kanë fiksuar momentin kur një hajdut i vjedh portofolin një djali të dehur, i cili flinte gjumë në një stol në stacion. Më pas, pa kuptuar asgjë për vjedhjen, djali i dehur ngrihet nga stoli dhe bie në shinat e trenit.
Në mënyrë të habitshme, i njëjti person që pak më parë e kishte grabitur, zbret me shpejtësi dhe e ngre lart duke i shpëtuar jetën. Videoja është publikuar në You Tube, ku ka marrë mbi 100 mijë klikime.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: