Inter merr të tjera lajme të këqia në prag të derbit të parë sezonal kundër Milanit. Ashley Young është futbollisti i gjashtë që rezulton pozitiv me Covid-19. Me parë ishin infektuar Bastoni, Skriniar, Gagliardini, Nainggolan dhe Radu. Lajmi është konfirmuar nga klubi zikaltër.

34252518 0 Image A 17 1602412045180
34252518 0 Image A 17 1602412045180

“Futbollisti nuk ka simptoma dhe është në karantinë në banesën e tij”, lexohet mes të tjerash në njoftimin e Interit. Një tjetër goditje e rëndë për Antonio Conte, me trajnerin që sheh ti sfumohen zgjedhjet për sfidën e rëndësishme të 17 tetorit kundër Milanit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb