Avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në Neës24 ka treguar në mënyrë rrëqethëse dhimbjet që ka kaluar nga COVID-19.

Beqiri thotë se dhimbjet më të tmerrshme ishin ato nga mungesa e frymëmarrjes. Ai thekson se kur i vinin dhimbjet e tmerrshme minutat i dukeshin ditë teksa i lutej zotit për pak ajër ose me thirrjet ”Mos ma hiq shpirtin, mos ma hiq grykën.”

Ai shton se i lutej dikujt t’i jepte pak ajër pasi bllokohej dhe në të njëjtën kohë kishte dhimbje.
Avokati tregon se nuk dyshoi kurrë se do e kalonte teksa ka shtuar se gruaja e tij u izolua dhe nuk e infektoi teksa i shërbeu gjatë gjithë trajtimit.

PYETJA: Ku e keni parë veten vërtet keq gjatë trajtimit?

IDAJET BEQIRI: Problemi është që, në gjendjen që vajta, unë, sidomos tek skaneri, vetëm pritja, ishin pak minuta, por më dukeshin ditë. Nuk e duroja dhimbjen. Kur e mori menjëherë që e pa.

PYETJA: Dhimbje ku?

IDAJET BEQIRI: Komplet trupi. Nuk ishe ti. Dhimbjet më të tmerrshme ishin ato nga mungesa e frymëmarrjes. I lutesha zotit, njëçik ajër. Mos ma hiq shpirtin, mos ma zë grykën. Ai është më i tmerrshmi. Të fusi dikush pak ajër. Kjo ishte dhimbja më e madhe, nuk ishte i zoti. Ka dhe disa simptoma të tjera, por unë jam i guximshëm, e kam, i marr parasysh rreziqet. Nuk mendoj kurrë çfarë ndodhi, por si ta kaloj.
S’më shkonte mendja tek e keqja. Pse, sepse sido që të jetë fizikun e kam mirë, s’kam abuzuar më parë, s’kisha asnjë gjë, natyrë sportive. Alkool e këto nuk i kam, i kam armik këto. Parametrat i kisha mirë. E kisha në mendje këtë. Por kur vinin dhimbjet e tmerrshme, sa ndriçim të bukur ka këtu. Se si instiktivisht duket një errësirë, dhe të dukej sikur të thërriste dikush hajde këtu ti se nuk del më në dritë.
Nuk qëndrova shumë në spital, isha në shtëpi. I mora të gjitha në shtëpi, si klinikë, oksigjen të gjitha i solla në familje. Këto gjëra edhe mund t’i parandalosh, por janë disa gjëra që bëhen kritika, që dhe kritikojmë të mirën e të keqen, dhe nuk ndajmë ku duhet goditur.
5 ditët e para, më pas pas 5 ditësh u gjallërova, më shijonin ushqimet, u rikthye nuhatja. Gruaja ime u izolua në mënyrë të përsosur, u izolua fillimisht, më pas ruante distancën dhe rrinte tek dera që të më shihte tek dera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb