Pas 5 javësh kampionat, Man.City e sheh veten në vendin e 12-të në kuotën e 8-të pikëve, një start sezoni në Premier League që shumë pak veta e imagjinonin. “Qytetarët” zhgënjyen edhe në sfidën e fundit duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 përballë West Ham.

Si gjithnjë Pep Guardiola ka gati një përgjigje përballë çdo situatë, edhe këtë herë e gjen një arsyetim për të shpejtuar këtë ecuri negative: “Në të gjithë ndeshjet kemi pasur një ose dy lojtarë nga sektori i të rinjve. Sigurisht që kemi cilësi, nuk ankohem për këtë pjesë. E vërteta është se po vuajmë pasi kemi bërë vetëm dy javë përgatitje dhe kemi pasur 5-6 lojtarë të prekur nga COVID-19. Kemi nevojë për më shumë kohë pasi nuk kemi mjaftueshëm alternativa”, u shpreh Guardiola. Në këtë mënyrë tekniku spanjoll i lëshon një tjetër mesazh në distancë drejtuesve të klubit, në janar kërkon të tjera përforcime.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb