Një qytetare nga Kosova është viktima e parë shqiptare nga tërmeti 6.6 i shkallës Rihter që goditi Izmirin në Turqi ditën e djeshme.

Ajo është 62-vjeçarja Nazmie Doraja nga Kosova ndërsa djali i saj 28-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Nga tërmeti që goditi ditën e djeshme pjesën turke në Egje kanë humbur jetën deri tani 28 persona ndërsa më shumë se 900 të tjerë janë plagosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb