Aktori shumë i njohur turk, Erkan Petekkaya ka marrë një lajm të hidhur. Nëna e aktorit, Sherife është ndarë nga jeta, pasi vuante prej kohësh me sëmundjen e Alzheimerit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nëna e aktorit u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare. Lajmin e hidhur, Erkan Petekkaya e dha për të gjithë të afërmit dhe miqtë me një postim në rrjetet sociale.

“Humbëm nënën time të dashur për shkak të sëmundjes Alzheimer nga e cila vuante prej 2 vitesh. Ju lutem lutuni për shpirtin e saj të bukur”-shkroi Pettekaya.

Aktori është kujdesur shumë për nënën e tij gjatë kësaj kohe. Ai bleu një shtëpi të re për prindërit e tij dhe punësoi dy kujdestare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb