Analisti Arjan Vasjari tha në emisionin “Real Story”, në News24, se zgjedhjet në SHBA po tregojnë se demokracia është futur në krizë në të gjithë botën.

Sipas analistit, amerikanët do t’i zgjidhin problemet e tyre, sepse kanë mekanizmat rregullatorë thuajse perfektë, por shqetësim është fakti që ne kemi një demokraci shumë të brishtë.

Nga ana e saj, e ftuar në studio, ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, theksoi se Donald Trump po bën thirrje për ndërprerjen e numërimit të votave, pasi ka frikë se shumica e atyre që kanë votuar me postë, kanë hedhur votën e tyre për Joe Biden.

Vasjari: Trump nuk ka qenë incident, por ishte një nga refleksionet e krizës ku është futur demokracia në gjithë botën. Duhet pranuar që demokracia është futur në krizë. Demokracia është sistem, të cilin nuk do mbarojmë kurrë së ndërtuari. Unë jam i bindur që në fund të kësaj fabule, Amerika do arrijë të rivendoset në kuadratin e saj. Mekanizmat rregullatorë që ka Amerika, nuk i kanë sistemit e tjera, i ka thuajse perfektë. Ajo që më shqetëson realisht është se si po interpretohet ajo që ndodh në Amerikë. Unë nuk shqetësohem me atë që ndodh atje, se ata padyshim që do t’i zgjidhin problemet e tyre, por më shqetëson fakti që e kemi kaq të brishtë demokracinë tonë.

Dade: Frika që Trump ka për numërimin e votave është se dihet që shumica e atyre që kanë hedhur votën me postë e kanë hedhur për Biden. Biden është mbështetur dhe nga një pjesë e mirë e republikanëve të zëshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb