Kryeministri Edi Rama ka shprehur falënderime për punën dhe sakrificën e bluzave të bardha që kryejnë testimet e COVID tek qytetarët.

Teksa ka postuar një video në ‘Facebook’ nga puna e përditshme në terren e ekipit epidemiologjik, kryeministri i uron një ditë të mbarë të gjithëve.

“MIRËMËNGJES ?
dhe me një falenderim të madh për sakrificën, përkushtimin, durimin e bluzave të bardha që kryejnë testimet e qytetarëve në nevojë në banesat e tyre, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë?”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb