Roma premton të jetë një nga ekipet më aktive në këtë merkato dimri, me dy objektiva të qartë, Milik dhe Hysaj. Të dy lojtarët janë në skadencë të kontratës, kanë refuzuar rinovimin e propozuar nga De Laurentiis, dhe paraqesin një okazion të vërtetë në këtë sesion të merkatos. Emri i Hysaj nuk është një risi në shtëpinë e verdhekuqeve, e kërkuan edhe gjatë merkatos së verës, madje kapiteni dhe kryeqytetasit kishin gjetur një akord paraprak, përpara se të merrnin një “Jo” të prerë nga Napoli.

Hysaj
Hysaj

Në javët e fundit, Napoli, të shtyrë dhe nga Gattuso, janë përpjekur të bindin anësorin kuqezi, por oferta e tyre ekonomike nuk ka kënaqur Hysaj, duke bërë që tashmë Napoli të mos jetë më në pozita të favorshme, pasi në fund të sezonit rrezikojnë ta humbasin me parametra zero. Roma nuk dëshiron të pres më gjatë dhe në janar pritet ti ofrojnë Napolit një ofertë të re për Hysaj. Fonseca e kërkon me çdo kusht dhe sa më shpejt por të negociosh me De Laurentiis nuk është aspak e lehtë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb