DURRËS- Rreth 69 kg drogë janë zbuluar nga Policia Kufitare në bashkëpunim me efektivët e Policisë Durrës dhe Doganën që mbikëqyr sistemin e skanerit. Burime zyrtare pohojnë se është arrestuar poseduesi i lëndës narkotike, 26-vjeçari Klajdi Toçi nga Elbasani.

Paraditen e sotme gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në mjetin kamion me targa AA 494 KN, me drejtues dhe pronar 26-vjeçarin Toçi, në brendësi të ngarkesës me lëndë djegëse drusore (PELET) u gjetën 64 pako me peshë rreth 69 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb