Mes makthit më të madhe të trajnerit Brdaric, shiut në Shkodër, Vllaznia rikthehet tek fitorja në javën e 19-të. Në “Loro Boriçi” përballë Apolonisë mjaftoi një gol i Dejan Shehi në minutën e 57-të. Pas tre ndeshjeve radhazi, pa fitore, kuqeblutë fitojnë pikërisht atëherë kur duhet duke larguar krizën që i kishte mbërthyer dhe mbi të gjitha duke ruajtur diferencën prej 6 pikësh në raport me Partizanin.

Të kuqtë e Ilir Dajës janë thjeshtë të papërmbajtshëm. Në Kamëz përballë Kastriotit arritën një fitore të pastër në shifrat 0-3. Pas një pjesë të parë të mbërthyer me rrjeta të pa prekura, por më një dominim total të ekipit kryeqytetas, në pjesën e dytë, të kuqtë kaluan fillimisht në avantazh në minutën e 65-të me brazilianin Zhunjor.

Për të zgjidhur përfundimisht këtë sfidë mendoi Jasir Asani me një super gol nga goditja e dënimit në minutën e 78-të. Daja hodhi në fushë edhe blerjen më të bujshme të merkatos së janarit, Ferhan Hasani. Për të sigluar shifrat përfundimtare në 0-3 mendoi Lucas në minutën e 83-të. Falë këtij trepikëshi, Partizani rikthehet në vendin e dytë në kuotën e 34 pikëve.

Pas dy fitoreve radhazi, Orges Shehi pëson humbjen e parë në krye të Tiranës. Mirel Josa arrin të mbajë Kukësin në garë falë këtij suksesi jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm. Agim Ibrahimi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 15-të duke kaluar verilindorë në avantazh ndërsa në shtesë ishte Limaj ai i cili hipotekojë këtë sukses të rëndësishëm.

Me tensionit dhe dhunës në fushë, Laçi arrin të marrë një fitore me shumë peshë në transfertë përballë Bylis.

Situata u degradua në minutën e 56-të ku Nuabueze u përfshi në një sherr masiv si pasojë e një gjesti anti sportiv nga sulmuesi amerikan. Pjesë e kësaj ngjarje të shëmtuar u përfshinë edhe anëtarë të stafeve ku zëvendës trajneri i Bylis, Bekim Kuli mbeti i lënduar.

Golin e fitores për Laçin e shënoi Renato Malota në minutën e 61-të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb