E ftuar në emisionin “Alert”, në News24, nga Granit Sokolaj, Blerina Raça, drejtuese e Projektit SANECA/GIZ ka folur për ngritjen e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian, për përmirësimin e kuadrit negociues dhe se është e rëndësishme përfshirja e grupeve të interesit.

“Projekti i Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian është i financuar nga qeveria gjermane dhe nga GIZ në Shqipëri, mbështetje për negociata për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Projekti SANECA shërben për përmirësimin e kuadrit negociues për kapitujt 1, 3, 20 dhe 28 për përgatitjen për negociatat. Komponenti i dytë është avancimi i punës për piketa hapëse për negociatat dhe komponenti i tretë për përfshirjen e të gjitha grupeve të interesit. Qeveria ka ndërmarrë disa hapa për ngritjen e të gjitha strukturave që do menaxhojnë këtë proces. Procesi duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës. Përfshirja e qytetarëve në proces ka rëndësi të veçantë, për t’i dhënë një shtysë për përgatitjen e procesit. Qeveria ngriti dhe platformën,e cila shërben si instrument kryesor për përfshirjen e shoqërisë civile në negociata. Përveç 33 tryezave, platforma do ketë dhe një nivel të dytë, bordin e menaxhimit. Platforma e partneritetit do përdoret dhe si instrument për menaxhimin e fondeve që do akordohen nga IPA. Çdo vit shtohet me 5 mijë faqe, legjislacioni i BE në fuqi shkon në mijëra faqe.

52 km është distanca më e gjatë, maratona më e gjatë, është sfidë shumë e madhe. Këto 33 kapituj nuk kanë të njëjtën ngarkesë. Nuk kanë munguar konsultimet me grupet e interesit. Me shembullin e mirë që po japim te Ministria e Financave, duhet edhe ministritë e tjera t’i bëjnë thirrje grupeve të interesit. Shumë pak ministri kishin aplikime të qenësishme që kishin interes, përjashtim bënte kapitulli 23, sepse shoqeritë civile janë më të pregatitura, pati sensibilizim të madh. SANECA ka qenë në mbështetje të ekonomisë nga e planifikuar në ekonomi tregu dhe në përafrimin e legjislacionit kryesisht ekonomik shqiptar me atë Europian. I rëndësishëm edhe zbatimi i projektit. Mbështetja për ngritjen e inspektoriatit të mbikqyrjes së tregut për mbrojtjen e konsumatorit. Projekti aktual ka në fokus kryesor mbështetjen e negociatave për anëtarësim. Nga 33 kapituj, Ministria e Financave menaxhon pjesën me të madhe, jep kontribut mjaft të rëndësishëm. Platforma është forma më e lartë e përfshirjes së aktorëve shtetëror dhe jo shtetëror”, deklaroi Blerina Raça.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb