Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së mbajtur në Kolonjës, deklaroi se do i bëhet rrodhe Edi Ramës, që kryeministri të bëjë sa më shumë investime në Kolonjë.

Xhaçka thekson se zona e Kolonjës ka nxjerrë figura të shquara, duke shtuar se meriton të kthehet në një destinacion turistik.

“Duhet të mbrojmë jetën dhe shëndetin e njëri-tjetrit. Ata nuk mbajnë asnjë masë ndaj Covid. Basha nuk u bë lider kurrë, ata janë po të njëjtët e tetë viteve më parë. Është momenti i Kolonjës. Kolonja do të kthehet aty ku i ka hije. Jeni pranë Korçës, në një destinacion turistik. Do t’i bëhem rrodhe Edi Ramës, duke i kërkuar projekte për Kolonjën, për të folur për projekte dhe investime për këtë zonë të mrekullueshme. Ashtu siç nuk do i ndahem unë atij, ashtu duhet të na mbështesni ju ne, që të bëjmë ndryshimin e duhur”, tha Xhaçka.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: