“Mami nëse më do duhet ta puthësh, hajt të lutem’. Këto janë fjalët e Naike Rivelli që i lutet nënës së saj Ornella Muti ti japë një puthje në hundë derrkuces Kiara, që ka ardhur në shtëpi në mars dhe është bërë që tani një yll në rrjetet sociale. Artistja luan dhe zbavitet, por shpjegon teksa përkëdhel kafshën: Jo të lutem, jo në hundë, e ka të lagur, e kam bezdi”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Naike dhe Ornella kanë adoptuar si kafshë shtëpiake derrkucin, ashtu siç kanë bërë shumë dive të Hollywood, si Paris Hilton dhe Miley Cyrus dhe e adhurojnë atë. Për të ata kanë ngritur një tendë në shtëpi dhe në kopsht ku kafsha mund të qëndrojë. Rivelli e puth pa pushim Kiarën, ndërsa Ornela i jep thjesht një puthje të shpejtë: ’Ka qenë jashtë, është bërë pis, duhet të lahet’ përsërit aktorja teksa e përkëdhel. Artistes i pëlqen të ketë kafshë dhe qenushit të saj ajo i dhuron puthje dhe përkëdhelje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb