Policia e Durrësit ka arrestuar një 46-vjeçar, që dyshohet se mbante në makinë një sasi të lëndës narkotike të llojit kokainë.

Sipas policisë, burri posedonte lëndë narkotike, të cilën e kishte vendosur në pjesën e pasme të mjetit.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës

Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga poseduesi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe veprimeve hetimore, kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë shtetasin R. D., 46 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm, në afërsi të Mbikalimit të Fllakës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Citroen” që drejtohej nga ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb