Skënder Gega do të kujtohet gjatë në shtëpinë e kuqe si arkitekti i suksesit që solli titullin kampion pas një “letargjie” 26 vjeçare. Gega vendosi një standard unik në atë sezon me Partizanit, gjithnjë i ftohtë, me këmbë në tokë, ku nuk e lakoi fjalën titull deri në sekondat e fundit. Gega mund të ndryshojë ekip, mund të ndryshoj projekt, por nuk ndryshon kurrë qasjen e tij kur pyetet kush e fiton derbin e fundit këtë sezon apo kush do të festojë me titullin në duar. Në një intervistë ekskluzive për “News24”, pak përpara derbit të përjetshëm, Gega rrëfeu aventurën e tij të re me fëmijët, një projekt që e ka shumë për zemër, por sigurisht nuk mungojë dhe një koment interesant për këtë sezon të çuditshëm apo për rikthimin e Dinamos në elitë që shton edhe më shumë derbin brenda familjes së tij:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: