TIRANË
“BalkanWeb” siguron pjesë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme për prokurorin e Sarandës, Sali Hasa.
Në dosjen e SPAK, që siguron “BalkanWeb”, janë edhe pamjet, ku prokurori Hasa shfaqet në krah të motrës së Emiljan Miranit.
Prokurori Sali Hasa akuzohet se ka shpëtuar nga ndjekja penale Miranin, duke i pushuar dosjen, pas ndërhyrjes së motrës së tij, e cila dyshohet se i ka dhënë atij ryshfet.
Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka cakruar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për prokurorin, i cili akuzohet për korrupsion.
Emiljano Mirani akuzohej për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta, por pas ndërhyrjes së motrës te prokurori Hasa, ai është lënë në “arrest shtëpiak”.
(BalkanWeb)