Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Vlorës refuzojnë mbledhjen online me kryetarin e Bashkisë Dritan Leli, duke kërkuar mbledhje fizike në teatrin “Petro Marko”.

Në funksion të mbledhjes së njoftuar të Këshillit Bashkiak të Vlorës për ditën e sotme, Sekretari i Këshillit Agron Gjipali ka komunikuar me përfaqësuesit e lartë të Ministrisë së Shëndetësisë. Gjipali ka kërkuar një konfirmim mbi ligjshmërinë e realizimit të mbledhjes fizike në sallën e teatrit “Petro Marko”.

Në përgjigjen e saj, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli konfirmon se mbledhja mund të mbahet fizikisht. “Për sa i përket Urdhrit të Ministres së Shëndetësisë ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo te hapura’ qëllimi ka qenë ndalimi i grumbullimeve të posaçme, që sikundër përmendet në urdhër lidhet me tubimet, konferencat, mbledhjet partiake, ceremonitë festive etj. ku rreziku i transmetimit të virusit është shumë i lartë. Për sa më sipër ky urdhër nuk cenon aktivitetin e Këshillit Bashkiak, pasi zhvillimi i mbledhjeve është vijimësi e punës së Këshillit Bashkiak, një praktikë që përdoret edhe nga institucione të tjera që punën e tyre e mbështesin mbi organe kolegjiale. Sot Vlora paraqet një situatë epidemiologjike të mirë, pa asnjë rast Covid. Sigurisht, këto mbledhje duhet të zhvillohen në përputhje me protokollet anti-Covid të miratuara si respektimi i distances, mbajtja e maskes, kushtet higjenosanitare etj.”, shkruan Rakacolli në përgjigjen për Gjipalin.

Whatsapp Image 2021 06 22 At 11.04.02
Whatsapp Image 2021 06 22 At 11.04.02

Ndërkohë kryebashkiaku Leli ka zhvilluar mbledhjen online me administratën, por pra praninë e këshilltarëve.
“Përshëndetje të gjithëve, duke ju uruar një ditë të mbarë pune, jam këtu para jush sipas kërkesës së këshilltarëve për të zhvilluar një mbledhje jashtë radhe të cilën e kam prezantuar problematikat për realizimin e një mbledhje të tillë. Doja ta ndaja me ju qytetarë të Vlorës këtë sqarim për shkresën e fundit që i kam çuar kryetares së këshillit bashkiak.
Dua të ndaj me ju dhe një kërkesë të sotme për kryetaren e këshillit bashkiak për t’i kursyer qytetit në këtë kohë një shfaqje të panevojshme”, deklaroi Leli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb