Italia erdhi në këtë “Euro2020” me një stil unik, një futboll i bukur, një futboll sulmues dhe mbi të gjitha një futboll fitues, këtë e vërtetuan edhe një herë kundër Belgjikës. Sigurisht ka edhe detaje dhe situata që na rikthejnë Italinë e dikurshme, një skuadër pragmatiste, një skuadër që shpesh di të shfrytëzojë çdo detaj apo mundësi që i shfaq një ndeshje, dinë edhe të aktrojnë kur duhet.

Në minutën e 31-të të ndeshjes Ciro Immobile pretendoi për një faull në zonë, situata dukej “serioze” por në vijimet e aksionit Barela realizoi një gol fantastik, pikërisht në këto momente, Immobile çohet sikur nuk kishte ndodhur asgjë, situatë që solli ilaritet në studion e BBC ku në koment ishin legjenda të futbollit anglez si Lineker dhe Alen Shirer.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb