Policia e Beratit ka arrestuar një 23-vjeçari, pasi ka tentuar të vjedhë në një banesë.
Në pranga ka rënë i riu A. Z., i cili sipas policië, dyshohet edhe si autor i një vjedhje të ndodhur më parë.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Z., 23 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat, pasi ka tentuar të vjedhë dy aparate celular dhe një portofol në banesën e shtetases E.H.
Gjithashtu dyshohet dhe si autor i një vjedhje të ndodhur më parë në banesën e shtetasit B.S, ku ka marrë një sasi lekësh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)