Duket se është arritur një marrëveshje në vija të përgjithshme mes Manchester United dhe Raphael Varane.
Sipas “Telefoot”, Djajtë e Kuq kanë rënë dakord me kampionin e botës dhe tani do të duhet të arrijnë një marrëveshje me Los Blancos.
Sipas mediave Manchester United është gati të paguajë 60 milionë euro për yllin e Real Madrid.
Ai i ka fituar të gjitha me Real Madrid – duke përfshirë tre tituj në La Liga dhe Ligën e Kampionëve në katër raste të ndara.
Per gjigandët spanjollë do të jetë e kushtueshme humbja e Varane për verën e ardhshme.
(BalkanWeb)