Pritet vetëm zyrtarizmi, por Romelu Lukaku do të jetë lojtari më i ri i Chelseat, për një marrëveshje diku te 115 milionë euro.

Nga krahu tjetër, Interi është hedhur në treg për të gjetur zëvendësuesin e belgut.

Sipas Fabrizios Romano, një nga ekspertët më të mirë të merkatos në Itali, Interi ka arritur marrëveshjen si me lojtarin dhe Romën për Edin Dzekon dhe boshnjaku pritet të jetë nesër në Milano për vizitat mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës.

Kjo do i hapte rrugë largimit të Lukakut drejt Londrës. Pritet që Dzeko të mbajë në fanellë veshur numrin 9 që do të lirohet nga Lukaku. Pas tij pritet të vijë dhe një sulmues tjetër dhe emrat më të kuotuar janë tre, Duvan Zapata i Atanaltas, Andrea Belloti i Torinos dhe Joaquin Correa i Lazios.

Pasi të kompletohet sulmi, drejtuesit do të tentojnë të afrojnë një mbrojtjës për krahun e djathtë, boshllëk që është lënë nga Hakimi. Me gjasë në këtë pozicion do të vijë holandezi Dumfries, për të cilin thuhet se Interi tashmë e ka një marrëveshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb