Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare muzikanti i shquar Kujtim Alija. Dirigjenti i njohur shkodran, organizator për shume vite i festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve si dhe drejtues i qendre kulturore të fëmijëve në Shkodër.

Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Senad Nikshiqi. Kohet e fundit vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën. Kujtim Alija mban titullin ‘Mjeshtër i Madh’, ndërkohë që drejtonte qendrën kulturore të Shkodrës.

Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Ademi thekson se kjo është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

“Dita e sotme ka nisur me një lajm shumë të trishtë! Mjeshtri i Madh Kujtim Alija është ndarë nga jeta!
Një humbje e jashtëzakonshme për artin e kulturën shqiptare, për Shkodrën e Shqipërinë. Nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë ikje shumë të parakohëshme të nêsuesit tim, të mësuesit të të gjithë fëmijëve, të mjeshtrit të madh Profesor Kujtim Alija.
Pushofsh në paqe Mjeshtër i Madh, ngushëllime familjes Alija për këtë humbje shumë të madhe!”, shkruan Ademi.

Jeta dhe Vepra e Kujtim Aliajt

 

1985 ——— Diplomohem Dirigjent me “Koncert vokal simfonik” me

Orkestrën Simfonike të Filarmonisë, Shkodër.

1981-1985 – Kam kryer studimet në Institutin e Lartë të Arteve.

1969-1980 – Kam kryer shkollën fillore dhe mesme të muzikës “P.Jakova”

për violinë

 

 

PËRVOJA PROFESIONALE

 

2016-2009 – Punoj si pedagog i jashtëm pranë “Universitetit të Arteve”

Tiranë

2015-2012 – Punoj si pedagog i jashtëm pranë “Akademisë së Arteve”

Shkodër

2003  ––––– Emërohem Drejtor i Qendrës Kulturore të Fëmijëve.

vazhdoj këtë funksion deri sot.

2001-1998  – Punoj si pedagog i jashtëm pranë Universitetit “L.Gurakuqi”

1987   ––––– Emërohem Dirigjent i Orkestrës Frymore. E vazhdoj deri sot

1988-1991  – Mësues i jashtën pranë shkollës së muzikës “P.Jakova”

1986   ––––– Emërohem Përgjegjës i seksionit artistik pranë Shtëpisë së

pionierit, sot Qendra Kulturore të Fëmijëve.

1985-1986  – Emërohem dhe punoj mësues muzike në shkollën 8-vjeçare

“11 Janari”

1980-1981  – Emërohem dhe punoj mësues violine në shkollën 8-vjeçare

“Migjeni” Pukë pranë së cilës hapet po në këtë vit një aneks

muzike, violin dhe piano.

 

 

KUALIFIKIME

 

19.3.2005   —-  Fitoj shkallën e parë të kualifikimit

1995  ———-   Fitoj shkallën e dytë të kualifimit

1990  ———-   Fitoj shkallën e tretë të kualifikimit

 

 

 

BOTIME

 

Këngë të zgjedhura për fëmijë (cikli i lartë), libër i botuar në 1996

Këngë të zgjedhura për fëmijë (cikli i ulët),   libër i botuar në 1996

 

 

AKTIVITETE TË IDEUARA DHE TË REALIZUARA KOMBËTARE MBARËKOMBËTARË E NDËRKOMBËTARE

 

2019 – 1998                   Drejtor artistik i Festivalit mbarëkombëtar të këngës për

                              fëmijë

 

2019 – 1995        Drejtor artistik i “Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë

 

2019 – 1987                  Dirigjent në premierat e Orkestrës frymore (Bandës) të

Qytetit të Shkodrës

 

2016 – 2007         Udhëheqës artistik i Ansamblit artistik në premierat e

organizuara nga Komuniteti mysliman shqiptar.

 

2019 – 2007         Dirigjent në premierat e Orkestrës Simfonike të qytetit të

Shkodrës

 

2012 – 1996                  Dirigjent i premierave të Orkestrës së harqeve të qytetit të

Shkodrës

 

2019 – 2008                  Dirigjent në Festivalet Kombëtare të Orkestrave Frymore

 

2010 – 2009         Dirigjent në Festivalet Internacionale të Orkestrave

frymore në Itali

 

2002 – 1999                  Udhëheqës artistik i Premierave të Ansamblit të këngëve

dhe valleve  të  Q. K. të  Fëmijëve, të realizuara në Rusi,

Turqi, Maqedoni.

 

2007 – 2003                   Udhëheqës artistik i Ansamblit të Meshihatit të Bashkësisë

Islame të Maqedonisë

 

1996 – 1992                   Udhëheqës artistik i veprimtarive të organizuara nga

Myftinia e qytetit të Shkodrës

 

1988 – 1986         Dirigjent i Festivalit kombëtar të këngës për fëmijë

 

1981 – 1980         Drejtoj Ansamblin rinor të qytetit të Pukës

 

1981   ——–       Dirigjent në Festivalin e Fëmijëve të qytetit të Pukës

 

 

 

 

DIPLOMA TË FITUARA, TITUJ  DHE ÇMIME KOMBËTARE E NDËRKOMBËTARE

 

2019  ——-     Fitoj çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të orkestrave

frymore  Shkodër.

 

2018  ——-     Fitoj çmimin “Kujtim Laro” në Festivalin Ndërkombëtar të

Orkestrave frymore  Shkodër.

 

2017  ——-     Dekorohem nga Presidenti i Republikës  me titullin

“MJESHTËR I MADH”

 

2011  ——-     Fitoj çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të orkestrave

frymore  Sarandë.

 

2010  ——-     Fitoj çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të orkestrave

frymore  Sarandë.

 

2009  ——-     Fitoj çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të orkestrave

frymore  Sarandë.

 

2009  ——-     Fitoj çmimin e pare në Giulianova, Itali, në “X Festival

internazionale BANDE MUSICALI” Çmim i akorduar nga

Presidenti i Republikës Italiane.

2008  ——-     Fitoj çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të orkestrave

frymore  Sarandë.

 

2007  ——-     Dekorohem nga Këshilli Bashkiak i qytetit të Shkodrës me

titullin e lartë “MIRNJOHJA E QYTETIT”

 

2002  ——-     Fitoj çmimin e gazetarëve në Festivalin internazional të

Ansambleve  folklorike në SOÇI-RUSI me ansamblin e këngëve

dhe valleve të Q. K. të Fëmijëve Shkodër.

 

2002  ——-     Dekorohem nga Presidenti i Republikës  me urdhërin

“NAIM FRASHËRI I ARGJENDTË”

 

1999  ——-     Fitoj çmimin e parë në Festivalin internazional të Ansambleve

folklorike në YALOVA-TURQI me ansamblin e këngëve dhe

valleve të Q.K. të Fëmijëve Shkodër.

 

 

1981   ——-     Fitoj çmim të dytë me Ansambin rinor të qytetit të Pukës, në

konkursin kombëtar të rretheve të kategorisë së dytë, në qytetin

e Fierit.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb