Sërish shifra të larta të rasteve me COVID-19 në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 13.084 testime, 1.029 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 3.266 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409. Në total numri i rasteve aktive është 22.223.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.316 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës. Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb