Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indi ku aeroplani i aviokompanisë Air India që ka ngecur nën një mbikalim në një autostradë në Neë Delhi.

Një gazetar i agjencisë indiane të lajmeve ANI News, ka shpërndarë pamjet në Twitter, ku shihet avioni që ka ngecur në mes të rrugës nën një mbikalim.

Megjithatë kjo nuk ka ndodhur si pasojë e “fluturimit nën mbikalim” siç kanë menduar shumica. Në ato momente aeroplani nuk ka qenë në përdorim, ka shtuar gazetari indian Ashoke Rai.

Mësohet se ai ka ngecur derisa po e transportonin nëpër një autostradë në Delhi-Gurugram, jo larg aeroportit ndërkombëtar Indira Gandi.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: