Seria A dhe Kombëtarja janë një vitrinë e rëndësishme për lojtarët kuqezi që aktivizohen në elitën e futbollit italian. Një risi absolute e këtij sezoni është edhe Nedim Bajrami, fantazisiti kuqezi që aktivizohet në radhët e Empolit. Bajrami i ka bërë një nisje shumë të mirë këtij sezoni duke realizuar edhe dy gola dhe duke marrë një ftesë nga Kombëtarja shqiptare. Pas një fillimi plotë shpresë, ku të gjithë e prisnin me padurim, me kalimin e ndeshjeve Reja nuk e ka preferuar si titullar, zhgënjimi i Bajramit u pa qartë edhe pas ndeshjes me Poloninë.

Bajramiiii
Bajramiiii

Pavarësisht këtij detaji, fakt është që vlera e kartonit të Bajramit ka pësuar një rritje shumë të madhe. Tek Empoli kjo është një arsye e fortë për të festuar pasi është një lojtar për të cilin investuan vetëm 500 mijë euro dy vite më parë ndërsa sot sipas mediave italiane vlera e tij e kartonit është 6 milionë euro. Interesimi për Bajramin është në rritje në Serie A, kërkohet nga disa klube, mes tyre sipas Calciomercato është dhe Sassuolo ku mentori i tij, trajneri Alessio Dionisi, kërkon ta ketë në skuadër.

Bajrami
Bajrami

Ndryshe nga mediat italiane, sipas “Transfermarket”, vlera e Bajramit në tregun e transferimeve është 10 milionë euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb