Më në fund, pas disa tratativash që zgjatën për më shumë se një vit, Paolo Dybala dhe Juventus kanë gjetur akordin final për rinovimin e kontratës. Sipas TuttoSport, agjenti i Dybala do të zbarkojë në Torino në fund të muajit, për të nënshkruar kontratën e re me “Zonjën e Vjetër”. Gjithnjë sipas të përditshmes torineze, Dybala do të firmos një kontratë që e mban të lidhur deri në 2026.

Tuttosport
Tuttosport

Nga kjo kontratë, sulmuesi argjentinas do të përfitojë 8,5 milionë euro kesh në vit plus 1,5 të tjera në formë bonusesh. Me Allegri në stol dhe me largimin e C.Ronaldo, Dybala është kthyer në qendër të projektit, tani edhe lojtari është i qetë dhe më i qartë për të ardhmen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb