Numri i viktimave me koronavirus në Britani të Madhe është rritur në shkallën më të lartë prej muajit mars. Autoriteti i Statistikave në këtë shtet ka raportuar se 223 persona kanë vdekur brenda 28 ditëve të testimit pozitiv në COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi.

Kjo ka qenë shifra më e lartë e viktimave brenda një dite, prej 9 marsit, kur janë regjistruar 231 viktima. Shifra totale e viktimave ka shkuar në 138,852. Të hënën janë regjistruar gati 50,000 raste të reja me koronavirus. Deri më tani, Qeveria britanike ka diskutuar pak për mundësinë e kthimit të masave kufizuese. Në Britani masat si vendosja e detyrueshme e maskës në ambiente të brendshme, kërkesa për vaksinim, apo test negativ në koronavirus, janë shfuqizuar në muajin korrik.

Deri më tani, 79 për qind e popullatës prej 12 vjeç e tutje, janë imunizuar plotësisht kundër koronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: