Jose Mourinho  gjithmonë është shquar për batuta si brenda por edhe jashtë fushës së futbollit. Kartoni i kuq që mori në ndeshjen që Roma e tij luajti kundër Atalantës, nuk e kanë penguar portugezin të ironizojë vendimin e arbitrit.

Në profilin e tij, në Instagram, Mourinho ka hedhur një video në të cilën ai shfaqet teksa bërtet nga tribuna duke dhënë udhëzime në minutat e mbetur të ndeshjes me Napolin. Këtë postim ai e ka shoqëruar dhe më një fjali.

“Kur nuk ke biletë dhe dëshpërimisht do të shohësh një ndeshje të bukur futbolli”. Postimi i 58 vjeçarit bëri namin në Instagram, ku për pak orë kapi mbi 1 milionë shikime. Kot nuk e ka nofkën “The Special One”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb