Presidenti amerikan Joe Biden, është takuar me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan.
Lajmi është konfirmuar nga gazetari Steve Herman nëpërmjet një njoftimi në “Twitter”. Ky takim vjen një javë pasi, Erdogan, mendohet se akuzoi SHBA-në për mbështetjen e “organizatave terroriste”, në vend që t’i luftonte ato.
Madje Erdogan u kishte thënë gazetarëve se kishte arritur të punonte mirë me ish-liderët amerikanë, por jo me Biden deri më tani.
(BalkanWeb)