TIRANË-Dy persona, të cilët dyshohen si autorë të disa vjedhjeve në Tiranë, janë vënë në pranga ditën e sotme nga uniformat blu, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrit, dyshohet se kanë kryer 8 vjedhje banesash e biznesesh.

Të ndaluar janë shtetasit: Mariglent Norja, 22 vjeç lindur e banues në Shijak Durrës, person i shpallur në kërkim policor nga më datë 12.01.2016; dhe Rexhep Elezi, 53 vjeç, lindur e banues në Shijak.

U shpallën në kërkim si dhe po punohet për kapjen e bashkautorit: K.Gj, 20 vjeç, lindur e banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”, dhe shtetasit R. Gj, 26 vjeç, lindur e banues në Shijak.

VJEDHJET E KRYERA:
1. Ngjarje më datë 09.01.2015, këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin kanë vjedhur banesën në pronësi të shtetasit O. K, në Tiranë, ku janë vjedhur një televizor Samsung, disa vegla pune matrapik, gur fresibel dhe disa tesha me një vlere të papërcaktuar.
2. Ngjarje më datë 23.08.2015, kanë vjedhur e banesën në pronësi të shtetasit S. D, në Tiranë, ku është vjedhur një sasi vlera monetare si dhe bizhuteri të ndryshme.
3. Ngjarje më datë 21.11.2015, kanë vjedhur e banesën në pronësi të shtetasit B. M, në Tiranë, ku është vjedhur një shumë lekësh.
4. Ngjarje më datë 13.10.2015, kanë vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit R. I, ku janë vjedhur tre televizor plazma.
5. Ngjarje më datë 20.12.2015, kanë tentuar të vjedhin dyqanin e shtetasit Sh. B, banues në Tiranë.
6. Ngjarje më datë 03.01.2016, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit I. Ç, banues në Tiranë, ku kishin vjedhur disa bizhuteri floriri, unaza, varëse dhe byzylyk.
7. Ngjarje më datë 08.01.2016, është vjedhur një qendër Call­Centre,të marrë me qira nga shtetasi D. M, banues në Tiranë, ku janë marrë 5 kompjutera të markës HP.
8. Ngjarje më datë 08.01.2016, është vjedhur duke hyrë nga dritarja e kuzhinës, banesa e shtetasit E. M, banues në Tiranë, ku kanë marrë 500.000 lekë.

Nga ana e Policisë u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i provave materiale 1 (një) televizor plazma 52 polesh i markes Samsung, një trapano i markes Borsh si dhe një automjet Benz me targa AA 110 II me të cilin këto persona transportonin sendet e vjedhura në pronësi të shtetasit R. E.

Materialet e para procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme në lidhje me veprën penale të “Vjedhjes” në bashkëpunim parashikuar nga neni 134/2 ­25 i K.Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: