Kremlini i ka përshkruar si komente “skandaloze dhe feyse” deklaratat e zyrtarëve amerikanë se presidenti rus, Vladimir Putin, është i korruptuar.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se deklaratat e një zyrtari të Departamentit amerikan të Thesarit se Putin është i korruptuar, reflektojnë edhe pikëpamjen e administratës së presidentit Barack Obama.

“Ky koment është skandaloz dhe fyes”, ka thënë zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, duke iu referuar deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, raporton rel.

“Ne po shohim se ata kanë nisur të përgatiten për zgjedhjet presidenciale të Rusisë, të cilat janë më se dy vjet larg. Është e qartë se po akumulohen gjëra negative për t’u përdorur kundër kryetarit tonë të shtetit, për të ushtruar presion dhe për të ndikuar në rrjedhën e fushatës zgjedhore në të ardhmen”, ka thënë Peskov.

Adam Szubin, ushtrues i detyrës së sekretarit të Thesarit për terrorizëm dhe krime financiare, ka thënë në një intervistë për BBC-në më 26 janar se Putin është “pasqyrë e korrupsionit” – i pasuruar në mënyrë sekrete, i korruptuar dhe i fokusuar në pasurimin e miqve të tij dhe aleatëve politikë.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: