Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e 30-vjeçarit sot në Kodër Kamëz. gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për “BalkanWeb” videon në fjalë ku shihet se makina e viktimës, Can Kariçit, tip “Volkswagen” është ende e ndezur.
Ndërkohë, që policia ka nisur edhe kontrollet e mjeteve, duke bërë postblloqe në disa pika të qytetit dhe në dalje të tij.
Dyshohet se i riu është qëlluar me armë me silenciator, pasi në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna me armë, ndërsa ai ishte i vetëm në makinë. 30-vjeçari u gjet i plagosur rëndë në një makinë me targa të huaja, ndërsa ndërroi jetë rrugës për në spital.
Pak pas ngjarjes, në zonën e Institutit një Audi u gjet i djegur, ndërsa dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit.