Dy presidentët, Vladimir Putin dhe Aleksandër Lukashenko.

kanë një marrëdhënie të veçantë së bashku.

Së fundmi ato janë shfaqur duke luajtur hokej. Dy presidentët ishin në një ekip në ndeshjen e fituar me rezultatin 18-7, ndeshje e cila u zhvillua në Shën Pejetërburg.

Vladimir Putin dhe Alexander Lukashenko luajtën për të njëjtën skuadër, por Putin shënoi 7 gola, ndërsa homologu bjellorus vetëm 2. Dy presidentët morën pjesë në një ndeshje bamirësie pas takimeve dypalëshe.

Putin konfirmoi se Rusia dhe Bjellorusia kanë rënë dakord të organizojnë një tjetër stërvitje të përbashkët ushtarake në shkurt ose mars të vitit 2022.
Stërvitja është planifikuar të zhvillohet në territorin bjellorus, në një kohë tensionesh të paprecedentë mes Perëndimit dhe Lindjes.

Rusia kërkon që NATO të mos pranojë në radhët e saj Ukrainën, ndërsa NATO dhe SHBA akuzojnë Rusinë se po planifikon ta pushtojë vendin fqinj, e për këtë sjellin si provë rreshtimin e mijëra trupave në kufi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: