Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur këtë të mërkurë pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale, mes të cilave ishin prekur shumë tematika.

Kreu i qeverisë tregoi se satelitët do të jenë gati gjatë muajve të pranverës, ku do të bëhet më pas monitorimi i territorit.

Po ashtu, Rama iu përgjigj me batutë një qytetari që e shau nëpërmjet hapësirës së komenteve. Kryeministri, tha se sharjet duhen për të prishur syrin e keq, ndërsa i uroi një vit të mbarë të gjithëve.

“Satelitët do të jenë në dispozicion në mars, do të bëjmë regjistrimin e tyre në Kombet e Bashkuara sipas rregullit. Nga fillimi apo në fund do të kemi satelitin në dispozicion që do të na ndihmojë për sistemin e ri dhe të na ndihmojnë me inspektimin dhe shfaqjet bajate të inspektorëve që kthehen më shumë në problem se sa japin zgjidhje.

Ishte një sharje këtu, nuk po e them, por shyqyr që erdhi për të na prishur syrin e keq. Ju uroj të gjithëve një vit të mbarë, pavarësisht se kritikoni, mbështesni, përshëndesni, shani, s’ka problem, shëndet t’ju bëhen të gjitha. Kujdes bravat!”, u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: