Një shpërthim i fuqishëm në Sunderland të Britanisë së Madhe ‘ndau’ përgjysmë një banesë.

Pamjet e skenës në zonën Roker të qytetit treguan se forca e shpërthimit e ishte shkatërrimtare për atë pjesë të godinës.
Nuk raportohet për vdekje, por dy persona janë nxjerrë zvarrë nga rrënojat me lëndime jashtë rrezikut për jetën.

Fqinji John Ellis, 43 vjeç tha: “Çatia është hedhur në erë, pjesa e përparme është shembur, pjesa e pasme është shembur, është e pabanueshme”.

Ai gjithashtu tregoi se fqinji i tij ishte nxjerrë nga zjarrfikësit dhe se ambulanca kishte qenë në vendngjarje.

Një zëdhënës i Ambulancës North East tha se një person ishte dërguar në Spitalin Mbretëror të Sunderland dhe një tjetër në Infermierinë Royal Victoria në Newcastle, të dy me lëndime nga shpërthimi.

Po hetohet për shkaqet e shpërthimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb