Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafikë me vendet e rajonit në rrjete sociale. Në atë grafikë, është ilustruar se qeveria shqiptare është e vetmja që ka lënë taksën zero për biznesin e vogël.

Rama thotë se ndjek parimin se kush fiton më shumë paguan më shumë dhe kush fiton më pak, paguan më pak.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Ndërkohë ja edhe fakti tjetër, i vetmi vend në rajon dhe në Europë me ZERO taksë për biznesin e vogël, sepse për ne kush fiton më shumë paguan më shumë, kush fiton më pak paguan më pak

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: