TIRANË
Këto janë pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes, ku u vra një 35-vjeçar ende i pa identifikuar. Në pamjet e siguruara për “BalkanWeb”, nga gazetarja Klodiana Lala, shihet një autoambulancë dhe ndërkohë disa policë.
Vlen të përmendet se ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Fillimisht sipas raportimeve policia ka dyshuar se i riu ka pësuar aksident, pasi trupi i pajetë i tij ishte në mes të rrugës.
Por teksa ka kryer inspektimet më të detajuara ka dalë në përfundimin se ndaj tij ishte kryer atentat, faktuar kjo nga gjetja e gëzhojave në vendngjarje.
(BalkanWeb)