Zjarri përfshin një sipërfaqe të vogël pyjesh në njësinë administrative Dardhas të Pogradecit.
Sipas informacioneve bëhet e ditur se zjarri ka djegur një sipërfaqe me shkurre ndërsa mësohet se në këtë zonë është ndërhyrë me mjete rrethanore.
Zjarri aktualisht sipas punonjësve nuk përbën problem ndërsa mbetet ende i paqartë shkaku i tij. Nga policia po kryhen veprime nëse ky zjarr është i qëllimshëm.