Si të mos mjaftonte eliminimi shokues përballë Eintracht Frankfurt në Europa League, Barcelona pëson një tjetër humbje të rëndë, këtë herë përballë Cadiz në La Liga, sërish brenda në “Camp Nou”. Kjo humbje djeg jo pak, pasi me sa duket Xavi dhe lojtarët besonin ende te titulli:

“Jemi të tërbuar. Humbëm një mundësi të artë për të thelluar diferencën me ndjekësit por praktikisht i thamë lamtumirë titullit në La Liga. Jemi të zhgënjyer dhe të mërzitur, duhet të ishim më të vendosur në fushë. Duhet të jemi autokritik, nuk kemi bërë mjaftueshëm, tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të shtrëngojmë dhëmbët dhe të sigurojnë prezencën në Champions League”, u shpreh ndër të tjera Xavi.

Pas humbjes 0-1 përballë Cadiz, Barcelona sheh Real Madrid të shkëputur në krye me 15 pikë diferencë, ndërsa ndodhen në vendin e dytë me 60 pikë por aq sa edhe Sevilla dhe Atletico Madrid.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb