Manchester Junajtid do të ndeshet në transfertë me rivalin e saj të përjetshëm, Liverpool, në një sfidë që vendos shumë për të dy ekipet. Pas tragjedisë që i ndodhi Ronaldos me humbjen e të birit gjatë lindjes, do të ishte e vështirë të luante.

Vendimi është marrë nga të dyja palët. Portugezi nuk do të udhëtojë për në “Anfield”, pasi ka vendosur që t’i qëndrojë pranë familjes dhe ky vendim është miratuar dhe nga klubi.

“Familja është më e rëndësishme se çdo gjë dhe Ronaldo po suporton të dashurit e tij në një kohë të vështirë që po kalojnë”, – ishte deklarata e Manchester United përpara takimit me “të kuqtë”. Ndërkohë, te Liverpool thuhet se ndeshja do të ndërpritet në minutën e shtatë për të ngushëlluar Ronaldon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb