Një sondazh i publikuar së fundmi tregon se kryeministri britanik ka humbur popullaritetin  dhe se ka dështuar në menaxhimin e çështjeve kryesore.

Britanikët besojnë se qeveria po e keqmenaxhon çdo çështje në vend.

Inflacioni, imigracioni, taksat dhe krimi janë ndër çështjet ku numri i votuesve është shprehur se janë një problem shumë i madh se është keqmenaxhuar nga qeveria.

74 % i thanë YouGov se qeveria po e trajtonte keq inflacionin krahasuar me 14 për qind që thanë se ministrat po e trajtonin mirë çështjen.

Dy çështjet e vetme të anketuara për të cilat qeveria kishte një vlerësim pozitiv ishin mbrojtja, ku 39 për qind thanë se qeveria  kishte punuar mirë krahasuar me 36 për qind që thanë se nuk ka pasur asnjë progres.

Ndërsa në krahasimet e drejtpërdrejta me Laburistët, sondazhi gjithashtu tregon se qeveria është kritikuar.

Të pyetur nëse një qeveri konservatore e udhëhequr nga Johnson ose një qeveri laburiste e udhëhequr nga Sir Keir Starmer do të ishte më e mira në menaxhimin e ekonomisë, 27 përqind ishin dakort për të dy opsionet.

Është hera e parë që laburistët janë në këtë nivel që nga viti pas buxhetit “të gjithanshëm ” të 2012-ës .

Të pyetur se cila parti do të ishte më e mirë për të ofruar më shumë vende pune, 29 përqind zgjodhën laburistët dhe 22 përqind zgjodhën konservatorët .

Të pyetur se kush do të ishte më mirë në përmirësimin e standardeve të jetesës për njerëzit,  33 për qind zgjodhën Laburistët dhe 19 për qind zgjodhën konservatorët.

Të pyetur se cila parti do t’i mbante më efektivisht çmimet poshtë, 28 për qind thanë Laburistët dhe 15 për qind thanë se Konservatorët.

E pyetur se cila parti do të bënte më mirë në uljen e numrit të njerëzve në varfëri, laburistët fituan 40 për qind dhe konservatorët vetëm 13 për qind, shkruan The Times.

E vetmja çështje në të cilën konservatorët ishin përpara ishte trajtimi i deficitit të qeverisë, ku 28 për qind zgjodhën konservatorët dhe 20 për qind për laburistët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: