Ralf Rangnick ka folur për të ardhmen e Cristiano Ronaldos me trajnerin e ri, Eric Ten Hag, i cili do ta marrë në dorë ekipin e Manchester Unitedit gjatë verës që vjen.

Trajneri i përkohshëm gjerman thotë se nuk dihet ende nëse ylli portugez do të qëndrojë në “Old Trafford” edhe sezonin e ardhshëm: “Duhet ta pyesni trajnerin Erik ten Hag rreth Cristianos në sistemin e tij. Ronaldo e ka demonstruar se mund të jetë ende një pjesë vitale dhe e vlefshme për këtë ekip. Por, është e qartë se ekipi ka nevojë për më shumë sulmues”.

37 vjeçari Ronaldo u rikthye te Manchester United vitin e kaluar pas eksperiencave që i pati më Real Madrid dhe Juventus. Kohëve të fundit po flitet se “CR7” do të largohet nga “Teatri i Ëndrrave” pasi “Djajtë e Kuq”, sipas të gjitha gjasave, do të mbesin jashtë Championsit për edicionin e ardhshëm.

Për të, flitet se mund t’i kalojë vitet e fundit të karrierë në ligën amerikane, MLS. Ndërsa dje u spekulua për një rikthim të tij të mundshëm te Real Madrid, ndërkohë një opsion mbetet PSG. 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb