Ferdinand Xhaferraj në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian u shpreh se situata në terren është trishtuese, duke theksuar se ministri Çuçi nuk është gjithçka pozitive siç u përshkruan nga ministri Çuçi.

“Për këtë çështje kaq të ndjeshme fatkeqësisht nuk duhet të ishim kaq në distancë midis njëri-tjetrin. Nëse kthehemi prapa në 2021, a kishte gjë pozitive në këtë qasje siç e përshkroi Ministri Çuçi, përveç faktit që u shkarkua një Drejtor i Përgjithshëm Policisë së Shtetit dhe u caktua një zyrtar me CV të kënaqshme. Por kjo është shumë pak. Situata në terren, situata që preket nga qytetarët është shumë e trishtueshme. E ashtuquajtura Task Forca mbi pastrimin e parave, ka ngelur në vend numëro. Ndaj nëse gjerat janë në këtë pikë është se mungon vullneti politik. Çelësi i ndryshimit të situatës me rendin dhe krimin e organizuar është thjeshtë vullneti politik. Kemi raste kur kryetarët e bashkive mbeten nën mbrojtjen politike dhe sot, dhe kjo është e trishtueshme. Në fakt i vetmi bastion janë institucionet e pavarura të policisë dhe mazhoranca përpiqet ti bëjnë presion drejtësisë. Ndaj këto institucione duke ta frenojnë kryeministrin për të frenuar qasjen për ta kontrolluar drejtësinë.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb