Një aksident është regjistruar sot në hyrje të Tiranës, në autostradën Tiranë-Elbasan. Ngjarja ndodhi para pak minutash te rrethrrotullimi pranë një qendre tregëtare.

Gazetari Igli Çemeta raporton për BalkanWeb se dy persona janë dërguar në spital, shoferi dhe pasagjeri. Mësohet se fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën. Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia po heton ngjarjen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: