Një person është gjetur i vdekur në Shkodër.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se dyshohet se viktima është vajzë, por nuk dihet ende mosha dhe identiteti.

Trupi i pajetë është gjetur në “By Pass-in” e Shkodrës dhe dyshohet se ka shenja dhune.

Nga të dhënat e para, dyshohet se trupi i pajetë ka disa ditë në vendngjarje dhe se i përket një pjesëtari të komunitetit rom.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb