Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka vijuar sërish interpelancën me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, ndërsa pyeti këtë të fundit nëse ka qenë apo jo subjekt i OFL-së paraardhësi i tij në ministri.

Mes të tjerash, Salianji tha se autoritetet duhet të tregojnë emrat e vrasëseve me pagesë që janë përdorur nga PS për të marrë vota.

“Dumani i famshëm ishte në kërkim. Vriten me njëri tjetrin persona që janë në superkërkim. Ata gjejnë njëri-tjetrin dhe jo policia e shtetit që ka burime më të mëdha financiar. Ata gjeten njëri tjetrin. Ai u plagos dhe përdori policinë, për të bërë ndërhyrje kirurgjikale. Merrni emrat një për një porositës të vrasjeve me pagesë. Janë kontingjent i llumit. Janë përdorur nga PS për fushatë. A keni takat politik që të bëni publik emrat e subjekte që nuk janë dërguar në SPAK? A ka selektivitet apo për shkak të gjobave të dhëna ministrisë? A ka qenë subjekt i kësaj gocës me syze dhe i bënte dy nga dy, pse nuk çohej e gjithë lista përnjëherësh. Dërgohet lista dhe pritet më pas publikimi. Ju i nxirrni dy e nga dy. Më pas ju të dy nesër. Po mbështes tuaj, deputetë aktual në këtë sallë, apo ish-kryetarë bashkie a i ka lajmëruar ajo vajza me syze? Po paraardhësi juaj në detyrë, subjektet klasik i ligjit, për të treguar se ka dy standarde, a i ka shkuar shkresa? Nëse po, a mund ta publikoni shkresën? Na e bëni të ditur që të kuptim ore ky ministri juaj a është subjekt i këtij ligji? A ka pasur hetim? Apo ka vetëm për ça të mbaruar? Bindem që edhe gjendja e kriminalitetit dhe publikut është i bindur se gjendja e kriminalitetit është përdorur me hunj dhe armë këta, për të kërcënuar dhe për t’i përdorur për fushatë ata.”, tha Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: